Të fundit

Vrasja e shqiptarit në Londër – dalin pamjet

Një person i dyshimtë, i veshur si pastrues rrugës kishte qëndruar para shtëpisë së Flamur Beqirit, dy ditë para se ta vriste atë.

Pamjet e CCTV mendohet se tregojnë Anis Hemissi, 24 vjeç, duke u maskuar për më shumë se katër orë jashtë shtëpisë 1.5 milionë paund të Flamur Beqirit, 36 vjeç, në Battersea, në jug-perëndim të Londrës .

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar në prag të Krishtlindjeve 2019, kurse shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një grindje meas bandave rivale kriminale suedeze.

Beqiri u qëllua gjithsej me 10 pluma, 8 prej të cilëve i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Të enjten, 25 nëntor pamjet e kamerave të sigurisë u shfaqën para Gjykatës dhe tregojnë Hemissin, një shtetas suedez-tunizian, duke qëndruar jashtë shtëpisë së Beqirit për ditë me radhë para vrasjes.

Ngjarja ndodhi dy vite më parë në prag të Krishtlindjes kur Beqiri ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin në shtëpinë e tyre.

Papritur një person i vetëm doli në heshtje si “hije” dhe e qëlloi për vdekje. Beqiri mbeti në një pellg gjaku ndërsa gruaja e tij, Debora Krasniqi, ulëriti për ndihmë.

Megjithë përpjekjet e një infermiere që jetonte afër dhe mjekëve nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë për të. Ai kishte vdekur.

Emigranti me origjinë shqiptare doli më pas se ishte prej më shumë se një dekadë një nga më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit, mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis.

Gjyqi vazhdonn.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci