Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e ka falënderuar homologun e saj italian, Sergio Mattarella, për mikpritjen që ajo e ka quajtur të ngrohtë në këtë vend.
Ajo tha se në Romën historike pati kënaqësinë të mirëpritet nga presidenti i Italiasë, Sergio Mattarella, me ç’rast u shpreh se konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona.
Mes tjerash, Osmani u shpreh se gjatë takimit janë diskutuar edhe mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.
“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e peizazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit”, shkroi shefja e shtetit në Facebook.
“Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”.
