Të fundit

Kërcënohet kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kanosur nga dy persona të martën mbrëma. Policia ka arrestuar të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, Totaj e ka njoftuar Policinë për kanosjen të martën rreth orës 20:00.

“Kryetari ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar. I dyshuari ia ka përcjellë mesazhin nëpërmjet të dyshuarit të dytë, te djali i Totajt”, ka thënë Policia.

Siç bën të ditur Policia, njëri nga të dyshuarit është i pakënaqur me vlerësimin që Komuna e Prizrenit ia ka bërë pronës së tij.

“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që përfundon rrugën “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci