Të fundit

“Kurti s’po ftohet”, Krasniqi njofton se javën tjetër do të udhëtojë në SHBA për takime

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington, duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.

Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit, ku edhe do të takojë liderë botërorë.

Ai tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota. Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniq në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci