Të fundit

Dy orë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, FFK-ja njofton vendin dhe kohën e takimit

Vetëm dy orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për orën dhe vendin e mbajtjes.

Prej më shumë se dy javë nga kur është njoftuar për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, FFK-ja ka mbajtur në terr informativ gjithë opinionin.

Përmes një postimi në faqen zyrtare sot, bëhet e ditur se Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet në selinë e FFK-së, në orën 11:00. Ky njoftim është publikuar në ora 09:00, dy orë para fillimit të takimit.

“Sot në selinë e FFK-së, në orën 11:00, do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme. Draft-Statuti është hartuar nga muaj prill i vitit të kaluar nga ekipi i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe nga komisioni i ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e dy institucioneve të futbollit.

Punimet e Kuvendit të FFK-së do të transmetohen në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm pritet të miratohen propozim ndryshimet e draft statuti, i cili është kritikuar ashpër nga klube dhe lidhje rajonale të futbollit kosovar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci