Të fundit

Hulk peshonte 97.6 kg para ndeshjes, ndërsa u trondit kur u peshua përsëri pas ndeshjes

Futbollisti brazilian, Hulk ka mahnitur publikun me një njoftim që tregon se sa peshë ka humbur pas vetëm një ndeshjeje.

Skuadra e Hulk, Atletico Mineiro mposhti Tombense me rezultat 2:1 dhe Hulk para ndeshjes peshonte 97.6 kilogramë.

Braziliani luajti të gjitha 90 minutat dhe me atë rast shënoi një gol të mrekullueshëm për fitore një minutë para përfundimit të lojës.

Ndeshja u luajt në orën 11:00 me diell me temperaturë 30 gradë, kështu që e gjithë kjo ndikoi ndjeshëm te futbollistët.

Se sa të vështira janë kushtet për lojë tregojnë edhe fotot që Hulk ka publikuar në rrjetet sociale. rrjeteve, ku shihet se pas ndeshjes ka humbur 5.7 kilogramë.

Gjegjësisht, pas takimit, ai përsëri u ngjit në peshore dhe më pas tregoi 91.9 kilogramë.

Hulk u kthye në Brazil në vitin 2021 pasi luan për Atletico. Ai luajti 49 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi 11 gola.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci