Të fundit

Arrestohet një person, dyshohet se ka vjedhur 15.750 euro në zyre transferi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një mashkull kosovar, pasi i njejti ka kryer vjedhje në një zyrë për transferim parash në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se dyshohet për një shumë prej 15.750 euro të vjedhura

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës , në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750€. Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër. Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci