Të fundit

Zyrtari i PDK-së pretendon se Qeveria Kurti mbylli terminalin doganor në Pejë

Zyrtari i PDK-së në Komunën e Pejës, Bashkim Podrimqaku po pretendon se rajoni i Dukagjinit nga sot e tutje nuk do të ketë më terminal.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka mbyllur terminalin apo degën doganore në Pejë, raporton Paparaci.

Podrimqaku, i cili kishte qenë kandidat për asamble me numrin 10 në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Pejës nga radhët e PDK-së, megjithatë, nuk tregoi arsyet mbi këtë status të tij në Facebook.

“Prej sot Dukagjini pa terminal. Mbyllet terminali ne Peje. Prej sot Peja, Gjakova, Decani, Klina, Istogu,Juniku mesin pa sherbime doganore ! Qeveria e Kosoves e mbylle degen doganore ne Peje”, shkroi ai në Facebook.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo konfirmim prej institucioneve të Kosovës për këtë çështje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci