Të fundit

Blinken falënderon Vuçiqin për konstruktivitet dhe hapje ndaj propozimit të BE-së

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është deklaruar pas një bisede telefonike që e ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Paparaci.

Ai tha se e falënderoi atë për ‘angazhimin e tij kontstruktiv me ekipin e ShBA-së dhe BE-së që ishin javën e kaluar’ në Prishtinë e Beograd për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

Blinken po ashtu, ishte falënderues ndaj tij për ‘hapjen ndaj propozimit të BE-së’ për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve fqinje.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, shkroi ai në Twitter.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci