Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin.
Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai e priste tash e një kohë.
Por, ditë më parë shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa nuk e dëshironte një gjë të tillë për dyshen.
Ajo ishte pyetur për një opinion tek “E diell”, kur tha se shpreson që ajo puthje që të gjithë po presim të mos vijë asnjëherë.
“Shpresoj mos të ketë”, kishte thënë ajo ditë më parë.
Por, pas puthjes së mbrëmshme duket se Liesa është penduar teksa e ka postuar puthjen e çiftit më të ri në “BBVA”, në profilin e saj në ‘Instagram’.
“Ende nuk ka mbaruar”, ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe dyshen.

