Të fundit

​Australia do të japë 10 milion dollarë ndihmë humanitare pas tërmetit në Turqi

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha të martën se qeveria e tij do të sigurojë një ndihmë “fillestare” prej 10 milionë dollarë australianë për grupet humanitare, pas tërmetit prej 7.8 ballë Rihter që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas tij, kjo ndihmë do të synojë ata që kanë nevojë më të madhe, pas goditjes nga tërmeti, shkruan BBC.

“Ndihma e Australisë do të synojë ata që kanë nevojë më të madhe,” tha ai, duke shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit.

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, i cili po viziton Australinë, gjithashtu njoftoi se qeveria e tij do të mbledhë 1.5 milion dollarë të Zelandës së Re (0.94 milion dollarë; 0.79 milion £) në ndihmë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci