Të fundit

Sizmologu turk e ka regjistruar tingullin e frikshëm të tërmetit shkatërrues

Hamdullah Livaoglu, një sizmolog nga Universiteti Kocaeli në Turqi, regjistroi zhurmën e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Lidhur me këtë incizim, inxhinieri turk i gjeofizikës Ovgun Ahmet Ercan njoftoi se fuqia e tërmetit që ndodhi në Kahramanmaras ishte sa 130 bomba atomike.

“Tërmeti kishte një magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter dhe fuqinë e rreth 130 bombave atomike. Ai zgjati rreth 43 sekonda,” tha Ercan.

Turqia është ende duke numëruar viktimat dhe të plagosurit pas një prej tërmeteve më shkatërrues në historinë e vendit.

Deri më tani sipas informacioneve zyrtare mbi pesë mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra mijëra prej tyre janë lënduar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci