Akoma nuk dihet nëse Luka Modriq do të vazhdoj të luaj me kombëtaren kroate, ndërsa tani një problem i ri i është shfaqur futbollistit pas “shantazhit” nga Real Madridi.
Portali gjerman, “One Football” raportoi se Reali i ka dhënë ultimatum Modriqit që duhet t’i thotë lamtumirë kombëtares nëse dëshiron të marrë kontratë të re nga klubi madrilen.
Negociatat për kontratën e re kanë qenë të vështira prej muajsh dhe duket se tema e kombëtares ka qenë vendimtare gjatë gjithë kohës pasi Modriçi nuk e ka aq të lehtë t’i thotë lamtumirë Kroacisë.
Rekorderi për numrin e paraqitjeve për kombëtaren kroate është një nga të paktët lojtarë që ka marrë ofertë nga Reali për të rinovuar kontratën në vitet e tij të veteranit. Shkak për këtë është fakti se edhe në moshën 37-vjeçare, ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe se dëshiron të qëndrojë në Madrid, ku ka qenë prej 11 vitesh.
Portali gjerman kujton se kjo nuk është hera e parë që flitet se Reali i detyron lojtarët e tij të heqin dorë nga kombëtarja.
Një gjë e tillë dyshohet se ka ndodhur edhe me Toni Kroos, i cili nuk ka luajtur për Gjermaninë që nga viti 2021.
Modriq do të duhet të marrë një vendim përfundimtar së shpejti, sepse Kroacia do të përballet me finalet e Ligës së Kombeve verën e ardhshme.