Të fundit

Pas Kurtit, edhe Aliu heq dorë nga premtimet për bashkim

Pas Kurtit, edhe Liburn Aliu heq dorë nga premtimet, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ia lë rrjedhës së natyrshme.

Një nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, gjithmonë ka qenë i zëshëm se me ardhjen në pushtet të kësaj partie do të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës dhe do të mundësohet referendumi pët bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Sipas Aliut dhe bashkëpartiakëve të tjerë të Kurtit, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më tepër simbolike. Me Vetëvendosjen në pushtet do të marrin fund këto simbolika dhe do të punohet konkretisht për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Por, me ardhjen e tyre në pushtet, edhe Aliu ngjashëm si shefi i tij në parti dhe qeveri, Albin Kurti, kanë lënë në harresë premtimet e bëra që nga koha kur themeluan Vetëvendosjen.

Ministri Liburn Aliu ka zgjedhur festën kombëtare të 28 nëntorit për të treguar se Vetëvendosje në pushtet nuk do të ndërmarrë asnjë veprim politik për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai ia ka lënë këtë temë rrjedhës së natyrshme.

“Ne po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Tash kufijtë kanë qenë artificial që na kanë ndarë”, ka thënë Aliu, i cili jo më larg se në tetorin e vitit 2019 deklaronte për mediet në Tiranë se “Ne nuk jemi pajtuar me Plani i Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës dhe ne synojmë që këto të ndryshohen.  Kemi ideale bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Deklarata e Aliut vjen vetëm 10 ditë pasi edhe shefi i tij në parti dhe qeveri, Albin Kurti tregojë hapur se nuk do të bënte asgjë për organizimin e referendumit për bashkim me Shqipërinë. Ai la të kuptohej se priste që të tjerët ta organizonin atë.

Duke folur për referendumin e bashkimit me Shqipërinë, Kurti kishte folur jo si një organizator apo inicues i tij, por si një votues i zakonshëm në një referendum.

 

Albin Kurti, dikur premtonte referendum për bashkim me Shqipërinë, e tash pret që të tjerët ta organizojnë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci