Të fundit

Sulmi raketor rus godet rajonin Kharkiv të Ukrainës

Një person u plagos pas një sulmi me raketa ruse në rajonin ukrainas të Kharkivit.

Kështu njoftoi kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov në Telegram të dielën.

Sulmi, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunën, dëmtoi një biznes dhe shkaktoi një zjarr në shkallë të gjerë, tha Sinegubov.

Si pasojë e goditjes është plagosur një civil 35-vjeçar. Ai është shtruar në spital me lëndime të lehta, tha Sinegubov.

Diku tjetër në rajon, bombardimet masive dhe një sulm ajror dëmtuan 13 ndërtesa banimi dhe ndërtesën e policisë kombëtare në qytetin e Vovchansk, tha Sinegubov, duke shtuar se nuk kishte viktima, raporton CNN.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci