Të fundit

Haradinaj viziton Podujevën: Llapjanët gjithmonë ishin krah përpjekjeve për lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot Podujevën në vigjilje të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri.

“Gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri. Llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri, prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

“Pikërisht në vigjilje të shënimit të përvjetorit të 15-të pavarësisë së Kosovës, sot kisha nderin të qëndroj me podujevasit që t’i uroj dhe t’i shpreh respektin për kontributin e pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të përulem me respekt para të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka takuar edhe strukturat e partisë në Podujevë.

“Njëkohësisht, shfrytëzova rastin të bashkëbisedoj me strukturat e AAK-së në këtë qytet për realizimin e punëve që na presin”, ka përfunduar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci