Të fundit

Bahtiri: Nuk do të jem më pjesë e LVV-së, nëse formohet Asociacioni

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të japë dorëheqje nga LVV-ja nëse pranohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

Madje, ai e ka cilësuar Asociacionin si “tumor” për Kosovën.

“Nëse bëhet Asociacioni. Që është tumor për Kosovën. Unë them publikisht, me përgjegjësi të plotë, se nuk do të jem më pjesë e VV-së. Ka do të shkoj nuk e di. Por që nuk do të jem më pjesë e VV-së është e sigurt”, u shpreh Bahtiri në T7.

Ai ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje nëse ai e pranon Asociacionin.

“Nëse e pranon këtë, që unë e di që nuk e pranon por nëse e bën, atëherë ai duhet të japë dorëheqje”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci