Të fundit

“Dardanet” e mposhtin Estoninë

Vajzat e Kombëtares A të Kosovës, që janë pjesë e turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, triumfuan në ndeshjen e tyre të parë kundër Kombëtares së Estonisë me rezultat 2:1.

Pavarësisht se pësuan një gol herët në minutën e 16’ nga Kubassova, vajzat tona nuk humbën përqendrimin dhe vazhduan të luajnë me shumë angazhim, raporton KosovaPress.

Ato hapën lojën dhe krijuan raste të shumta shënimi derisa në minutën e 33’, Elizabeta Ejupi barazoi shifrat në 1:1, gol ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Dardanet” nisën lojën me shumë fuqi dhe me sulme të shpeshta drejt portës estoneze. Kapitenia, Erëleta Mehmeti u dallua veçanërisht, pasi shënoi golin vendimtar në minutën e 67’, duke çuar Kosovën në epërsi 2:1.

Kosova krijoi edhe disa raste shënimi derisa ndeshja u përmbyll me rezultat të ngushtë 2:1.

Estonia provoi të bëjë presion, por nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të barazuar shifrat. Kjo fitore e rëndësishme është një stimulim për vajzat tona për ndeshjen e ardhshme.

Kombëtarja e Kosovës e femrave do të zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në këtë turne më 18 shkurt kundër Honkongut në orën 11:00 sipas kohës lokale (ora 9:00 me kohë të Kosovës).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci