Të fundit

Plas debati mes Bledi Manes dhe Kristit

Hyrja e Bledit  në shtëpi ka shkaktuar shumë tension dhe loja thuajse ka marrë rrjedhë tjetër.

Që prej ditës së parë, ai “sulmoi” Luizin, Oltën, Dean, Armaldon, ndërsa tani është kapur me Kristin. Bledi i tha Kristit se fjalori i tij është shumë i vakët dhe se 17 fjalë di gjithësej.

Ai shtoi se Kristi nuk di të lexojë as një menu restoranti.

Kristi nga ana tjetër u shpreh se niveli i debatit të Bledit është shumë i ulët. Ndonëse ai erdhi me idenë për të “sulmuar” banorët, ai po e ul debatin me sulmet e tij, tha Kristi.

Gjatë qëndrimit në “Burg Brother”, Olta ishte shprehur se katër finalistat janë po ata katër që qëndronin aty. Bëhet fjalë për Oltë, Luizin, Maestron dhe Kristin.

Kjo nuk iu pëlqeu aspak banorëve të cilët edhe reaguan. Bledi, u shpreh se ai ka vetëm shtatë ditë brenda dhe ia kanë frikën. E sa i përket Kristit ai tha se nuk paraqet aspak rrezik sepse nuk do jetë finalist. “Këta tre mund të jenë finalist, por Kristi nuk do të shkojë kurrë në finale. Ai nuk paraqet rrezik për askënd nga ne”, u shpreh Bledi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci