Kryeministri, Albin Kurti, ka folur lidhur me aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kurti ka thënë se aktakuza ka dy probleme të mëdha i cilëson ish-krerët e UÇK-së, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” dhe se UÇK-ja ka bërë ndalime ilegale e këto dyja sipas tij nuk qëndrojë fare.
“Pjesa e parë ku kam problem me aktakuzën është që i cilëson “ndërmarrje e përbashkët kriminale, pjesa e dytë ku thuhet që UÇK-ja ka bërë ndalime ilegale, ky është problem shumë i madh. Unë nuk e besoj që UÇK-ja ka bërë krime, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare”, ka thënë Kurti.
Ai tutje ka thënë se është pothuajse e pamundur që të zhbëhet Gjykata Speciale por që nëse forcohet sistemi gjyqësorë në Kosovë të akuzuari do të mund të gjykoheshin në Kosovë
“Gabimi më i madh është që kjo Gjykatë është votuar, unë besoj që ata do të mund të ktheheshin në Kosovë dhe për çka do që ka pretendime do të mund të gjykoheshin në Kosovë, por për këtë duhet ta forcojmë sistemin gjyqësorë. Nëse ka një vend që janë të gjithë ndërkombëtarë janë bashk janë në këtë gjykatë, nuk mund të lavdërohen për transparencë, por nëse e forcojmë sistemin e drejtësisë që të mund të vijnë këtu”.
Ndërsa i pyetur për mundësinë për një vizitë në Hagë te të akuzuarit, Kurti është shprehur i gatshëm por duke vënë në pikëpyetje se sa do të ishte kjo e dobishme.
“Nuk e përjashtoj asnjëherë këtë mundësi por mu më duhet të marr veprime se sa mund të ndihmoje”, ka thënë ai.
