Të fundit

Alves rrezikon deri në 12 vjet burgim

Gjykata e Apelit në Barcelonë do të vendosë sot për masën e paraburgimit ndaj ish-futbollistit të Barcelonës, Dani Avles.

Alves akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ndodhet në paraburgim nga 20 janari. Gjykata e Apelit do të mbaj sot seancën e saj në rastin e Alves dhe në rast se braziliani shpallet fajtor ai rrezikon deri në 12 vjet burgim.

Burimet e “El Periodicos” sqarojnë se Alves kaloi pranë vajzave të reja, të cilat desh i kishte kafshuar, ndërsa viktima iu ka treguar punonjësve të klubit të natës për sulmin seksual të supozuar që sapo e kishte pësuar në banjë.

Ekipi i tij ligjor e ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa kjo ankesë është kundërshtuar nga prokuroria publike dhe nga prokuroria private.

Alves e ka ndërruar disa herë versionin e tij, duke sjell dyshime për pafajësinë e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci