Këngëtarja Ana Kabashi është njëra prej fytyrave publike më të komentuara në mediet rozë.
Përveç karrierës muzikore ajo njihet edhe për linjat e saja trupore.
Në llogarinë e saj të Instagramit, Ana poston vazhdimisht imazhe nga përditshmëria, ndërsa në fokus pothuajse ka çdo herë fizikun e tonifikuar.
Ajo pozoi në veshje të ngushta sportive, të cilat i kombinoi me një xhaketë të zezë, atlete të verdha dhe çorape të gjata.
Me flokët të gjata e të lëshuara valë-valë dhe grim të thjeshtë, këngëtarja e njohur dukej joshëse dhe me stil.
Njëkohësisht nuk munguan as komentet nga adhuruesit e saj.
Së fundmi, Ana ka publikuar këngën 11/11, që e solli bashkë me videoklip, i cili deri tani ka grumbulluar mbi 530 mijë klikime në Youtube.
View this post on Instagram
