Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri serb i mbrojtjes Dragan Shutanovac ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “nuk do ta pranojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në takimin e paralajmëruar më 27 shkurt në Bruksel”, ku do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Danas.
Shutanovac ka pretenduar në një intervistë për televizionin serb “TV Nova S” se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken nuk është takuar me Kurtin, por me Vuçiqin, transmeton Paparaci.
“Kurti ka ëndërruar të bëhet si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe tani ai e gjeti veten duke qenë si revolucionari Che Guevara dhe “është duke vuajtur” nga duart e Perëndimit”, ka pretenduar Shutanovac.
Shutanovaci është i bindur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet pa Kurtin dhe ka shtuar se në Kosovë ka politikanë dhe intelektualë që nuk duan konflikt “siç dëshiron Kurti”.
Shutanovaci ka vlerësuar se “nuk ka mundësi të arrihet marrëveshje me Kurtin, jo pse nuk do ta bëjë Serbia, por pse ai nuk dëshiron ta bëjë”.
“Ai ka vendosur të bëhet Kurti “i shenjt” dhe të vdesë për idenë për të cilën gjithnjë e më shumë po e merr mundësinë se ai ka komunikim me Rusinë”, ka pretenduar Shutanovac./Paparaci
