Të fundit

Borrell: Shpresoj se do të pranohet propozimi, Vuçiq: Më intereson vetëm Asociacioni

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është takuar gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Unë do të takohem me ata të dy në Bruksel më 27 shkurt. Po, i kam ftuar që të vijnë dhe të kenë bisedime gjatë gjithë ditës, sepse kemi një propozim në tryezë dhe shpresoj se ata do të mund ta pranojnë këtë propozim si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre”, ka thënë Borrell, transmeton Paparaci.

Kësaj i parapriu një ofensivë diplomatike me muaj të tëra ndaj Serbisë dhe Kosovës për të pranuar të ashtuquajturën letër franko-gjermane si bazë të negociatave.

I pyetur se sa e rëndësishme është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së u përgjigj:

“Ne kërkojmë nga të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht ata që janë kandidatë për anëtarësim në BE, të respektojnë sanksionet tona. Ne veçanërisht kërkojmë nga kandidatët që të respektojnë politikën tonë të jashtme”.

“Është e qartë se Serbia nuk po harmonizohet me politikën tonë të jashtme. Kjo është pjesë e bisedës dhe angazhimit tonë me Serbinë”, ka shtuar Borrell.

Presidenti Vuçiq ka konfirmuar për mediat nga Mynihu se është ftuar në Bruksel, duke thënë se nuk ka ndërmend të shkojë atje “si turist”, por se është i interesuar vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci