Të fundit

Harta e pyetjeve më të shpeshta që bëjnë amerikanët për Evropën: ja çka duan të dinë për Kosovën

Një kompani amerikane ka publikuar një hartë interesante që zbulon se çfarë u intereson më së shumti amerikanëve për vendet evropiane.

Kompania amerikane CashNetUSA analizoi pyetjet më të kërkuara të amerikanëve në Google për secilin vend të Evropës.

“Është e qartë se Evropa zë një vend të veçantë në zemrat e amerikanëve. Pavarësisht se është një nga kontinentet më të vogla, Evropa ka pasur më shumë vizitorë amerikanë në vitin 2022 se çdo rajon tjetër i botës”, shkruan kompania amerikane.

Është interesante se amerikanët janë të interesuar për Kosovën pse vendi ynë “do pavarësinë?”.

“Pse Kosova do të pavarësohet?”, është pyetja më e shpeshtë e qytetarëve amerikanë për Kosovën, sipas kompanisë CashNetUSA.

Për Shqipërinë, ka një pyetje tjetër më të shpeshtë të amerikanëve.

“Pse Shqipëria e urren Serbinë?”.

Sa i përket vendeve më të mëdha evropiane, amerikanët janë gjithashtu të interesuar se pse vozitin në anën e majtë të rrugës në Britani të Madhe, por edhe pse Gjermania ka kaq shumë rrugë.

Gjithashtu, ata shpesh janë të interesuar se pse Franca e ka një gjel si simbol në fanellën e saj të futbollit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci