Të fundit

Tolgahan Sayisman ndihmon fëmijët e prekur nga tërmeti

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman vazhdon të punojë për fëmijët e prekur nga tërmeti me Shoqatën e Ndihmës Sociale Adresa e Lumturisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se do të përgatisim listën e nevojave dhe do të qëndrojnë pranë njerëzve.

“Jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën që i keni dhënë shoqatës sonë për t’ia ofruar të prekurve të tërmetit. Krahas ndihmave tona humanitare që nga momenti i parë i tërmetit, ne vazhdojmë t’i ndjekim ngjarjet me ekipin tonë R&D, i cili shkoi në Kahramanmaraş dhe Hatay këtë fundjavë. Ne do të përgatisim pikë për pikë listën e nevojave dhe do të qëndrojmë pranë njerëzve tanë.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Tolga është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për fëmijët, pasi së bashku me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi kanë një vajzë dhe një djalë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci