Të fundit

Së shpejti rrjetet sociale nuk do të jenë më falas

“Nëse nuk po paguani për produktin, ju jeni vetë produkti”. Ka qenë ky refreni i zakonshëm i përdorur në biznesin e mediave sociale.

Kjo thënie nënkupton që ju, përdoruesit, nuk po paguani për aplikacioni si Instagrami apo Tëitter-i sepse po u jepni atyre në këmbim diçka tjetër: vëmendjen tuaj, dhe shpesh herë dhe përmbajtjen tuaj, që u shitet reklamuesve.

Por tani, modeli falas i mediave sociale, i subvencionuar nga reklamat, ndodhet nën presion. Kompanitë e mediave sociale nuk mund të fitojnë aq shumë para nga përdoruesit e tyre sa bënin më parë.

Një treg më i dobët reklamash, kufizimet e privatësisë të vendosura nga Apple që e bëjnë më të vështirë gjurmimin e përdoruesve, preferencat e tyre dhe kërcënimi i vazhdueshëm i rregullave e ka bërë më të vështirë shitjen e reklamave nga aplikacionet e mediave sociale.

Kjo është arsyeja pse ne po shohim fillimet e asaj që mund të jetë një epokë e re e mediave sociale: paguaj për t’i përdorur.

Të dielën, Meta u bë kompania më e fundit dhe më e madhe e mediave sociale që shpalli një version me pagesë të produkteve të saj me programin “Meta Verified”.

Facebook dhe Instagram do t’i tarifojnë përdoruesit 12 dollarë në muaj për distinktivin e verifikimit blu, më shumë mbrojtje kundër imitimit të llogarisë, akses tek “një person real” në mbështetjen e klientit për të ndihmuar me çështjet e zakonshme të llogarisë dhe – më e rëndësishmja – “rritje e shtrirjes dhe shikueshmërisë”.

Kjo do të thotë që përdoruesit që paguajnë do të kenë përmbajtjen e tyre të shfaqur më shumë në kërkim, komente dhe rekomandime. Kompania po teston këtë veçori në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë dhe tha se do të dalë së shpejti në SHBA dhe vende të tjera.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci