Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Thomas Szunyog ka përshëndetur ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare sot në Kuvendin e Kosovës.
Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me letërnjoftime, në Ballkanin Perëndimor, marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Lidhur me këtë Szunyog është shprehur se Kosova ka ratifikuar ndër vendet e para tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend.
“Këto tre marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ai.
Tutje, Szunyog është shprehur se këto marrëveshje janë të rëndësishme për Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal duke përmendur edhe ecjen përpara të Kosovës drejt integrimit evropian. /Paparaci.com
Today’s ratification is an important step for the #BerlinProcess, #CommonRegionalMarket and improving good neighbourly relations. It is a clear sign of 🇽🇰#Kosovo‘s dedication to moving forward on its European integration path.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 23, 2023
