Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është parë sot në seancën e Kuvendit duke tymosur cigare elektronike, apo siç njihen të llojit “vape”.
Siç shkruan Klan Kosova, Quni tymoste nga ulësja e tij, diçka që është e ndaluar, dhe jo në hapësirat e dedikuara për duhanpirësit.
Më seancën e sotme, kuvendi miratoi tri pikat e marrëveshjes, të dala nga Procesi i Berlinit.
