Ish-ambasadori serb Zoran Millivojeviq ka deklaruar për gazetën e regjimit serb “Novosti”, se Kurti dhe ajo që po deklaron nuk është problem i Serbisë, por thelbi qëndron në mënyrën se si do të pozicionohen BE dhe SHBA.
“Tashmë gjithçka është në dorën e ndërmjetësve, mbi të gjitha të amerikanëve. Në fund të fundit, edhe sjellja e Kurtit varet nga ata. Nëse Asociacioni nuk është në tryezë të hënën, vështirë se mund të kemi ndonjë përparim serioz në negociata. Asociacioni është një çështje e mëparshme dhe “duhet të trajtohet ekskluzivisht veçmas”, si diçka që është lënë pas dhe që duhet të zgjidhet sipas Marrëveshjes mbi Parimet e Asociacionit nga viti 2015, ku struktura dhe kompetencat e saj janë të përcaktuara qartë. Ky është kusht për të vazhduar dialog për çështje të tjera”, ka thënë Millivojeviq.
Millivojeviq pretendon se “vetëm kur të zbatohet Asociacioni, dialogu për planin evropian mund të “hyjë në skenë”, dhe thotë se nuk është optimist për rezultatet e takimit të së hënës në Bruksel.
“Është e qartë se në interesin e ndërmjetësve perëndimorë është që të hapin tregimin mbi Asociacionin dhe planin evropian në të njëjtën kohë. Nëse është kështu, atëherë është padyshim e qartë se ata mbështesin anën e Kurtit. Nëse Perëndimi dëshiron përparim në të gjithë procesin, nëse dëshiron paqe dhe stabilitet, atëherë në rend të ditës duhet të jetë Asociacioni. Ata janë të detyruar t’i përmbushin kërkesat e Beogradit, sepse nuk dot realizohet asnjë interes serioz i Perëndimit në këto hapësira pa u respektuar qëndrimet e Serbisë”, ka thënë Millivojeviq./Paparaci
