Të fundit

Abdixhiku viziton fabrikën e shtëpive modulare, mahnitet nga cilësia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot fabrikën ‘Instabuilt’, e cila merret me prodhimin e shtëpive modulare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo fabrikë është krenari kombëtare e Kosovës.

“E ardhmja e jetesës”; kjo ishte moto e ‘Instabuilt’, fabrikës më të madhe të prodhimit modular të shtëpive. Me 200 punëtorë, në një hapësirë impresive fabrikash prej 25 mijë metra katrorë, ‘Instabuilt’ është krenari kombëtare e Kosovës. Mentori, biznesi i tij, sot është eksportues i mijëra shtëpive modulare që çdo vit zënë vend në ShBA e në Evropë. Shtëpitë e vetëqëndrueshme, të pastra e me kujdes ndaj ambientit, prodhohen në Kosovë dhe në module eksportohen në tregjet e largëta botërore – si shenjë e një pune burimore e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se si politikan ndihet mirë kur viziton raste të tilla.

“Raste të tilla suksesi, të mbushin përplot me energji. E tillë ishte vizita e sotme në ‘Instabuilt’ dhe Qendrën e re të Inovacionit të hapur disa ditë më parë”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci