Të fundit

Aksident me fatalitet në Han të Elezit

Sot në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një peron i moshës rreth 65 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Paparacin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci