Të fundit

Lëndohet LeBron James

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka pësuar një lëndim ndeshjen e fundit dhe pritet te jetë larg parketit për disa javë.

“Mbreti” pati një problem me këmbën gjatë periudhës së tretë në ndeshjen e Mavericks kundër Lakers, por ai nuk mund të qëndronte më gjatë në parket.

Siç raportohet, mungesa e tij mund të jetë shumë më e gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht dhe ai mund të jetë jashtë për një kohë të pacaktuar pasi testet e tij nuk ishin të qarta.

Mesa duket, i gjithë stafi mjekësor i Lakers kanë rënë mbi të, pasi ndodhen në pjesën më kritike të sezonit dhe Lakers kërkojnë një mënyrë për të hyrë në play off.

Ata aktualisht kanë një rekord 29-32 dhe janë në vendin e 12-të, me Pelicans që aktualisht vendosin shifrën e 30 fitoreve.

Pas ndeshjes All star, LeBron tha se këto 23 ndeshje të mbetura janë ndër më të rëndësishmet e karrierës së tij, por me siguri do të mungojë në pjesën më të madhe të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci