Të fundit

Konfiskohet mall i kontrabanduar në Jarinje

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, me datën 3 mars 2023, rreth orës 06:00, në pikën e kontrollit tek ‘Ura e Bistricës’, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar-serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).

Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci