Të fundit

Hakimi akuzohet për përdhunimin e një vajze 24-vjeçare

Futbollisti maroken, Achraf Hakimi është akuzuar zyrtarisht për përdhunim, njoftoi prokuroria në Nanterre.

Hakimit i është ndaluar të kontaktojë me bashkëmoshataren e tij që e ka paditur, por është lejuar të largohet nga Franca.

Një grua e paidentifikuar i tha policisë se Hakimi e përdhunoi në shtëpinë e tij pranë Parisit të shtunën, më 25 shkurt.

Gazeta Le Parisien deklaroi se ajo nuk ka bërë një denoncim zyrtar, por prokuroria ka vendosur të ngrejë aktakuzë.

Avokati i Hakimit tha për mediat franceze se klienti i tij nuk është fajtor.

Sipas Le Parisien, ylli i PSG-së dhe vajza filluan të komunikojnë përmes Instagramit më 16 janar të këtij viti.

Më 25 shkurt, Hakimi ka dërguar një Uber për ta marrë dhe më pas, sipas saj, e ka puthur, zhveshur dhe përdhunuar në banesë.

Ajo më pas dyshohet se u kundërpërgjigj, e shtyu dhe arriti t’i dërgonte një mesazh një shoku që të vinte ta merrte. Pasi këto akuza u zbuluan në publik, gruaja e Hakimit, Hiba, vendosi të divorcohej nga ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci