Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë për veprën penale të dhunimit.
Sipas policisë së Kosovës, në veturën e të dyshuarit janë gjetur e konfiskuar 20 copë fishekë.
Viktima e rastit është dërguar në tretman mjekësor, e i dyshuari në mbajtje.
Ky është njoftimi i policisë:
Mitrovicë 03.03.2023-23:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Paparaci.com/
