Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e pjesëmarrjes në varrimin e Agron Haradinajt, ka theksuar se “na qanë zemra dhe shpirti për shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, Agron Smajl Haradinajn”.
Me dhimbje të madhe, sot, në prani të qytetarëve të shumtë, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve e varrosëm shokun tonë, Agron Smajl Haradinaj, ka theksuar Lladrovci.
”
Sot, shokët, miqtë dhe atdhetarët, kudo janë, ndjejnë peshën e ndarjes nga ushtari shembullor i UÇK-së, nga Agroni i cili në rininë e hershme iu bashkua idealeve të babë Smajlit dhe më vonë bashkë me vëlla Nasimin e Naimin, radhëve të UÇK-së për liri. Na qanë zemra dhe shpirti për shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, Agron Smajl Haradinajn”.
