Një grua është arrestuar të hënën në Prishtinë për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë e dyshuara është arrestuar në një lokal masazhi.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë, rasti vazhdon të hetohet.
