Të fundit

Prishtina Mall hap dyert për publikun këtë të enjte duke filluar nga ora 09:00

Qendra tregtare, argëtuese dhe rekreative, më e madhja në rajon, Prishtina Mall, prej datës 09 mars 2023 nga ora 09:00 hap dyert për të gjithë adhuruesit e blerjeve dhe argëtimit.

Blerjet në Prishtina Mall do të jenë aventurë në vete, pasi që do të keni mundësi zgjedhjeje në mesin e mbi 200 brendeve të njohura ndërkombëtare. Tek Prishtina Mall, ju do të mund të shijoni një gamë të gjerë specialitetesh gastronomike, nga ushqimi i shpejtë deri tek kuzhina tradicionale dhe ajo ndërkombëtare, kafenetë dhe baret, të gjitha ju presin në këndin e ushqimit.

Me tavanet e larta, dritën natyrale dhe hapësirat e gjelbra, në Prishtina Mall ju
pret një mjedis i qetë dhe komod që do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Derisa ju ftojmë ta vizitoni qendrën më të madhe tregtare, argëtuese dhe rekreative në rajon, ju lusim për mirëkuptimin nëse rruga do të jetë më e ngarkuar se zakonisht dhe do t’iu duhet më shumë kohë për të arritur deri tek ne.

Gjithsesi, mos e humbisni ngjarjen më madhështore në rajon, shënojeni datën 9 mars në kalendarët tuaj dhe bëhuni gati për të eksploruar gjithçka që ofron Prishtina Mall!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci