Aktorja dhe deputetja e VV-së Adriana Matoshi dje ka rrëthyer për rikthmin e sëmundjes së tumorit për herë të dytë.
Për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një event në Facebook në të cilin u ftuan të gjithë për të ecur në nder të Matoshit.
Ecja filloi nga ora 12:00 duke u nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
Kësaj kauze duket se i është bashkangjitur një numër i madh i kolegëve të saj, miq e po ashtu edhe qytetarë të shumtë.
Në mesin e tyre edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ndërsa publikoi një imazh në InstaStory me maskë të zezë në të cilën shkruhej, “Të duam Adriana”.

