Të fundit

AAK-ja: Kundërshtojmë rritjen e çmimit të rrymës, është një shok lajm për të gjithë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka cilësuar “shok lajm” paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen për 14 për qind të rritjes së energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të premten, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse ndodhë rritja e çmimit të energjisë, atëherë mund të organizohen protesta.

“Thirrja e kësaj konference për media ka të bëjë me paralajmërimin dhe tentimin e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit. Kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët”, ka thënë Lekaj, raporton Paparaci.

“Si është e mundur që KEK-u, në gjendje stabile dhe që ka eksportuar miliona euro energji, atëherë cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se AAK-ja është kryekëput kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Ne nuk do të lejojmë që shtrenjtimi i rrymës të ndodhë. Do të bisedojmë edhe me qytetarët, që nëse e shohin të drejtë, ne do të kemi edhe protesta”, ka thënë Lekaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci