Të fundit

Haradinaj tregon se si e shtynë të gjitha qeveritë formimin e Asociacionit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se presidenti serb, Alekandar Vuçiq nuk e ka njohur Kosovën me qëllim që ta fuqizojë pozicionin e Serbisë për çështjen e Asociacionit të konunace me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni po i kërkohet Kosovës si obligim ndërkombëtar të cilin e ka, por që nuk beson që i njëjti do ta pengon funksionimin e shtetit.

“Është diçka tjetër që ShBA dhe QUINT-i ia kërkon Kosovës të përmbushë obligimet e veta, pra jo obligimin ndaj Serbisë por obligimin e vet, se Kosova ka marrë disa dakordime për Asociacionin. Por unë nuk besoj që po shkojmë drejt një faze kur Kosovës do t’i kërkohet po e quaj ashtu, materie, përmbajtje e përgjegjësi të caktume për Asociacionin me të cilën do të pengohej Kosova në funksionim”, ka thënë Haradinaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Haradinaj ka thënë se Asociacionin e kanë vonuar të gjitha qeveritë me qëllim duke e menduar si kundërvlerë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne e kemi vonuar Asociacionin me qëllim, pra të gjitha qeveritë sepse është mendu si kundërvlerë, unë dikur edhe taksën e kam menduar si kundërvlerë të arritjes të një marrëveshje. Taksa ka qenë e krijime si kundërvlerë, megjithatë ajo nuk mbijetoi. Pra ne kur e hiqnim taksën supozohej që e kishim kundërvlerë, pra vlerë ekonomike financiare, tani Serbia e ka tregun tonë në plotni. Ndërsa Asociacionin nuk e kemi dhënë me kohë si mënyrë e kalkulimit kohor, pra është e vërejtshme kjo. Do të ishte një presion ndryshe për llojin e Asociacionit apo mënyrën si do të organizohej sikur ta kishim njohjen bilaterale. Meqenëse nuk e kemi as QUINT-i nuk e kanë një argument pse ta forcojnë Kosovën me diçka më shumë, nëse nuk i jepet njohja bilaterale”, ka deklaruar lideri i AAK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci