Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi pamje nga një shkollë në Krimenë e pushtuar përkohësisht, ku rusët po u mësojnë nxënësve të shkollave fillore se si të çmontojnë kallshnikovë, të veshin uniforma kamuflazhi dhe të marrin pjesë në luftime.
Videoja e publikuar tregon nxënësit e shkollave fillore teksa çmontojnë automatikun kallashnikov dhe konkurrojnë se kush do të jetë më i shpejtë.
Tregon gjithashtu pamjet e fëmijëve, të cilët nuk duken më të mëdhenj se nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt, të veshur me uniforma kamuflazhi, duke pozuar fillimisht me armë dhe më pas duke demonstruar aftësi luftarake me trup.
Në dhjetor 2022, Ministria Ruse e Arsimit kishte miratuar një program shkollor me mësime për luftën në Ukrainë, si dhe seksione ku mësohet se si të gjuajnë me një kallashnikov dhe të hedhin një granatë.