Të fundit

Daja akuzon gjyqtarin Çaka: Penallti sikurse në basketboll, vetëm unë dënohem 1000 €

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit, ka fajësuar gjyqtarin e ndeshjes për eliminimin nga Kupa e Kosovës.

Tekniku nga Shqipëria ka thënë se penalltia e akorduar sot nga gjyqtari Dardan Çaka i ngjason më shumë ndërhyrjeve të ndaluara në sportin e vlojebollit.

“Nuk mund të rri dot pa thënë që brenda dy ndeshjeve të fillojmë me penallti që nuk ka asnjë lloj kontakti. Kontakti është më i vogël sesa në basketboll. Edhe këtu në një penallti që arbitri e sheh live, por çdo lloj kontakti nuk është penallti në futboll sepse ashtu do ishte volejboll, jo futboll”, tha Daja.

“Pjesën tjetër më shumë e kërkoi fitoren Prishtina, sepse ishin më të fortë në dyluftime dhe ndoshta për këtë edhe e merituan që të kalonin”, u shpreh trajneri i suharekasve.

Ai tha se skuadra e tij do të fokusohet maksimalisht në kampionat, por edhe për këtë garë u ankua në ndarjen e drejtësisë.

“Besoj që tani duhet të fokusohemi te kampionati dhe nëse edhe në kampionat do na bëjnë të njëjtën gjë, atëherë po përgatitemi për Evropë, sepse po e shohim që po na jepen penallti kundër ndeshje për ndeshje, e kundërshtarët tanë po marrin penallti ndeshje për ndeshje”, tha ai. “Ilir Daja po penalizohet për të njëjtën gjë për 1000 euro, ndërkaq kolegët e mi për të njëjtën gjë po penalizohen me 200 euro. Unë do të thoja që të mos merren shumë me këto gjëra, por na lëni të luajmë futboll”.

Ballkani u mposht nga Prishtina në çerekfinale të Kupës me dy gola.

Golin e parë e shënoi Kreshnik Uka nga penalltia, kurse të dytin e realizoi Genc Hamiti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci