Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të bëhet hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Shorti do të tërhiqet të martën në orën 12:00, në selinë e FFK-së.
Gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës e kanë siguruar: Prishtina, Gjilani, Llapi e Vushtrria.
Ndeshjet gjysmëfinalen luhen me sistem vajtje-ardhje.
Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.