Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarëve të “Ambientit”, të dyshuar për korrupsion

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj zyrtarëve të kompanisë “Ambienti” në Pejë, të cilët janë arrestuar tri ditë më parë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e bëri të ditur prokurori i rastit Ersan Qavolli.

Ai tha se me 18 mars 2023, ka bërë kërkesën e caktimit për masën e paraburgimit për anëtarët e arrestuar të Bordit të kompanisë “Ambienti”.

Ndërsa, tha se për zyrtarët e tjerët kishte kërkuar caktimin e arrestit shtëpiak.

Të shtunën, gjithashtu ishte mbajtur seanca e paraburgimit ndaj të dyshuarve, ku gjykata kishte vazhduar masën e ndalimit edhe për 48 orë.

Por, lidhur me kërkesën e prokurorit Qavolli, Gjykata Themelore në Pejë, nuk ka vendor ende.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni të ndërmarrë me 16 mars të këtij viti në kompaninë “Ambienti” ishin ndaluar shtatë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera penale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci