Të fundit

Italia kërkon formimin e Asociacionit “pa vonesa të mëtejshme”

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të themelohet pa vonesa të mëtejshme dhe se marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars, bazuar në propozimin evropian, tani ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tajani iu referua pjesëmarrjes aktive të Italisë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo nuk është asgjë e re, por një drejtim që ata gjithmonë e kanë mbështetur dhe që e konsiderojnë të nevojshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, me rëndësi strategjike për Italinë dhe Evropën, transmeton Paparaci.

“Para së gjithash, jemi të bindur se marrëveshjet e nënshkruara deri më tani mes dy palëve duhet të zbatohen plotësisht, duke filluar me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e cila duhet të krijohet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Brukselit. Ky është një hap i rëndësishëm, i cili theksohej në letrën e përbashkët që presidenti i Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, së bashku me presidentin [Emmanuel] Macron dhe kancelarin [Olaf] Scholz, i dërguan presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në prag të takimit në Bruksel më 27 shkurt të këtij viti”, tha ai për Tanjug.

Sipas tij, marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars në bazë të propozimit evropian tani ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, “që është thelbësore për perspektivën evropiane të të dyja palëve”.

Ai shprehet se kjo marrëveshje tani duhet të zbatohet pa vonesë. “Ne e vlerësojmë faktin që presidenti Vuçiq e mori përsipër detyrimin, gjë që dëshmon edhe një herë qëndrimin e tij realist dhe konstruktiv”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci