Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit. Një deklarim të tillë e ka bërë në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në shtetin fqinj.
Siç raportojnë mediat në Serbi, Meyer-Wiefhausen e ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që Kosova planifikon t’i mbajë në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë dorëzuar.
Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, Carsten Meyer-Wiefhausen citohet të ketë deklaruar se; “kjo është një çështje krejtësisht praktike”, raporton Express.
Përfundon afati për aplikim: Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 23 prillit