Të fundit

Kurti e pranon se ka Asociacion brenda planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani evropian në parim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme.

Ai u shpreh se nuk mendon që ka diçka substanciale e cila do ta bënte këtë propozim të papranueshëm.

Prandaj, shefi i qeverisë tha se e ka pranuar atë, transmeton Paparaci.

“Tejkalimi, ballafaqimi i trashëgimisë së kaluarës është nocion gjenerik. Pra, Kosova është shtet normal, por jo raportet me Serbinë. Në aneks, e kemi me urgjent çështjen e të pagjeturve, që është urgjente dhe jo e vetmja që duhet të adresohet”, tha ai në RTK.

Ai u pyet nëse ka asociacion brenda planit franko-gjerman. Kurti e pranoi se ka Asociacion, teksa lexoi nenin 10 të planit.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë se ë dyja palët obligohen për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara.  Është një thes me marrëveshje, nuk e mohoj një gjë të tillë. Edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë, edhe për këtë kemi qenë të angazhuar siç thuhet këtu për ‘vetëmenaxhimin’ dhe sa i përket ofrimit të shërbimeve”, shtoi Kurti.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci