Të fundit

E njohu në rrjete sociale, burri ia vjedh një gruaje 400 euro dhe e shkel me veturë

Një grua ka raportuar në Polici se një person, të cilin ajo ka thënë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale, ia ka vjedhur rreth 400 euro dhe gjatë ikjes me veturë e kishte shkelur duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në një lokal në fshatin Sllatinë në Fushë-Kosovë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima thuhet se është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe rasti është nën hetime.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci